Aktualitet

I dënuar në Itali për drogë, Prokuroria e Kukësit i sekuestron pasuritë! Në listë një 'Benz' dhe 1 'Audi'

Në listën e pasurive të sekuestruara janë dy makina, njëra e tipi “Mercedez Benz”, tjetra e markës “Audi”. Ndërkohë janë sekuestruar dhe dy prona.

E.K
I dënuar në Itali për drogë, Prokuroria e Kukësit i
Prokuroria e Kukësit

KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka sekuestruar këtë të hënë pasuritë e një personi me rekorde kriminale, i akuzuar për trafik droge në Itali. Sipas akuzës, Sh.H është arrestuar në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike, kokainë. Rezulton se më 06.07.2012, ai është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë. Në listën e pasurive të sekuestruara janë dy makina, njëra e tipi “Mercedez Benz”, tjetra e markës “Audi”. Ndërkohë janë sekuestruar dhe dy prona.

NJOFTIM:

Kjo prokurori, më datë 13.01.2020 ka regjistruar referimin pasuror nr. 1, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Renda Tiranë, më datë 14.12.2019, në ngarkim të shtetasit Sh.H. Rezultojnë të dhëna nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është i regjistruar me rekorde kriminale në Itali.

Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vendosi pranimin e kërkesës dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme si:

-Pasuria nr. 33/13+4-1, Vol.7, Fq. 46, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të Sh. H;

-Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H;

-Automjet “Mercedez Benz”, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.; dhe

-Automjet “Audi A3”, në pronësi të shtetases F.H.

Më datë 15 prill 2024 organi procedues ka paraqitur para gjyqtarit kërkesë për konfiskim pasurie. Çështja ndodhet në gjykim./ZËRI

Poll

MOS HUMB