Aktualitet

I dënuar përjetë për maskarën e "Urës Vajgurore", GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi 41-Bis

Përmes një njoftimi, GJKKO bën të ditur se Marashi ka kohë 15 ditë për të bërë ankimim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër këtij vendimi.

zh.ll
I dënuar përjetë për maskarën e "Urës
Fran Marashi

TIRANË- Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e të burgosurit përjetë Fran Marashi, për të dalë nga regjimi 41-Bis, ku është izoluar që prej 13 dhjetorit të vitit 2024. Përmes një njoftimi, GJKKO bën të ditur se Marashi ka kohë 15 ditë për të bërë ankimim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër këtij vendimi.

Fran Marashi akuzohet për masakrën e "Urës Vajgurore", ngjarje e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e Policisë së Shtetit po ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Dëshmitarët okularë kanë dëshmuar në gjyq se mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse nga Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Marashi momentalisht ndodhet në Regjimin e Posaçëm “41-bis”./ZËRI

Poll

MOS HUMB