Aktualitet

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia jep 20 mijë euro shpërblim për 'kokën' e autorëve

Gjatë deklaratës për mediat Kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

E.K
Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia jep 20 mijë euro shpërblim
Tonin Vocaj

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jep informacion për autorët që mëngjesin e kësaj të mërkure dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi. Gjatë deklaratës për mediat Kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Sipas tij autorët nuk janë paguar pasi kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shkak për ngjarjen është bërë një gjyq për një tokë, të cilin e kanë fituar qytetarët që përfqësoheshin nga Sokol Mëngjesi.

Tonin VocajNdërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp)./ZËRI

Poll

MOS HUMB