Aktualitet

I moshuari vret gruan me shkop druri në Përmet

80-vjeçarja është gjetur e pajetë në shtrat nga shërbyesja.

F.m
I moshuari vret gruan me shkop druri në Përmet
Përmet

PËRMET- Një 80-vjeçare me inicialet A.P, është gjetur e pajetë dhe e dhunuar në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë në Përmet. Sipas të dhënave të Policisë së Përmetit, e moshuara është gjetur nga gruaja me inicialet V.Dh., e cila punonte si shërbyese në banesën ku jetonte e ndjera me bashkëshortin e saj.

Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçarja është rrahur me shkop druri  nga bashkëshorti i saj, me inicialet L.P.. Ky i fundit është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, pasi është proceduar penalisht edhe më herët për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë Përmet:

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe. Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë. Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB