Aktualitet

Deputeti shqiptar: Vuçiç mund të hakmerret në Preshevë

Për këtë Kamberi i bën thirrje ndërkombëtare që të ndalojnë çdo tentativë për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Preshevës. 

E.K
Deputeti shqiptar: Vuçiç mund të hakmerret në
Shaip Kamberi

KOSOVË- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin ne Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar këtë të enjte në lidhje me sulmin terrost në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi ka paralajmëruar një 'hakmarrja" nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndaj shqiptarëve në Preshevë. 

Këtë e mbështet në faktin se gjatë deklaratës së tij pas sulmit, Vuçiç u shpreh se në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminelë të trajnuar nga Presheva”. Për këtë Kamberi i bën thirrje ndërkombëtare që të ndalojnë çdo tentativë për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Preshevës. 

Shaip KamberiPresidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”. Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën? Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë. Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.Kosova e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare në nderim të efektivit Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës. Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

 
Poll

MOS HUMB