
FIER- Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit për veprën penale të “Mashtrimit”. Njazi Vrenozi u ka shitur dy personave të njëjtin apartament. Ishte një prej blerësve ai që denoncoi rastin në polici, ku deklaroi se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga Njazi Vrenozi, jetonin disa shtetas të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit ka arrestuar një burrë, i cili akuzohet për mashtrim, pasi iu ka shitur dy personave të njëjtin apartament.
Sipas policisë, denoncimi u bë nga personi me inicialet I. B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili ka deklaruar se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga Njazi Vrenozi, jetonin disa shtetas të tjerë.
Pas verifikimeve të bëra nga policia, rezultoi se Njazi Vrenozi, në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur edhe një personi tjetër, shtetasit M. D., 32 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë s Fierit për veprime të mëtejshme.