
ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge dhe përndjekje. Shqiptari i kishte shpërtuar operacionit “Besa” që u zhvillua në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos dhe qëndroi për pesë vite në arrati.
Hetimi për zhvillimin e këtij operacioni kishte nisur që në vitin 2018 pasi u zbulua një rrjet trafiku ndërkombëtar droge në zonën e Merano-s i organizuar dhe menaxhuar nga shtetas shqiptarë me vendbanim midis Tirolit Jugor, Veneto-s, Puglia-s, Shqipërisë dhe Zvicrës.
Në total u konfiksuan rreth 25 kg drogë, kryesisht kokainë, hashash dhe marihuanë, që në treg do të kishte vlerën e gjysmë apo 1 milionë euro.
Në total u vunë në pranga 47 persona, por 37-vjeçari shqiptar, shpëtoi. Pas arrestimit të sotëm, ai u është bashkuar ortakëve në qeli.