Aktualitet

I shqetësuar shumë nga raportimet, Rrumbullaku: Po i ndjekim edhe rrjetet sociale, gjithë ky sulm në kulm të sezonit

Sipas tij, ngjarja u zbardh ne kohë rekord dhe njoftimi i Policisë Korçë u deformua.

k.m.
I shqetësuar shumë nga raportimet, Rrumbullaku: Po i ndjekim edhe
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muahmet Rrumbullaku ka folur i shqetësuar për raportimet dhe lajmet që po qarkulllojnë në rrjet rreth ngjarjes së Pogradecit ku mbeti i vrarë, 42-vjeçari, Egli Proga. Në një konferencë për mediat, Rrumbullkau shprehet se aludimet për fshehjen e kësaj ngjarje nuk janë të vërteta pasi askush nuk ka tentuar ta fsheh ngjarjen. Sipas tij, ngjarja u zbardh në kohë rekord dhe njoftimi i Policisë Korçë u deformua. Gjithashtu, ai shtoi se po hulumtohen te gjitha rrjetet sociale dhe po përgatitet një kallëzim penal lidhur me çdo rrjet social që ka shpërndarë lajme të pavërteta sa i përketë kësaj çështje në kulmin e sezonit.

Deklarata e Muahmet Rrumbullakut:

“Ndjehem i detyruar të informoj opinionin publik. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i policisë së Pogradecit është i pabazë. Nga asnjë punonjës policie nuk është tentuar të fshihet ngjarja. Është shkuar menjëherë në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat perreth, janë shoqëruar personat dhe janë kryer të gjitha hetimet për gjetjen e provave. U bë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Në përfundim, drejtoria e policisë Korçë dhe njoftimin, i cili u deformua. Nuk u paraqit askush por u ngrit një tymnajë akuzash ndaj policisë. Baltosja e saj është e cënueshme në këtë rast moralisht. Policia do të ndërrmarrë hapa ligjore lidhur me këtë disinformim.

Në lagjen nr.1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar Denis Meçe dhe Egli Proga, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore, Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën. Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.

Drejtoria e marrëdhënieve me median po hulumtojnë gjithë rrjetet sociale dhe po përgatisim kallëzimin penal lidhur me çdo rrjet social në momentin më të papërshtatshëm në kulmin e sezonit. Jepni Policisë së Shtetit atë që i takon. Është shumë e lehtë të hedhësh një fjalë, por është shumë e vështirë që të rikthehet dinjiteti”.

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë/ ZËRI

Poll

MOS HUMB