
TIRANË- 2400 maturantë i nënshtrohen sot provimit të informatizuar për t’u pranuar në Universitetin e Mjekësisë. Ky provim pritet të zgjasë 60 minuta. Universiteti i Mjekësisë ka 2430 kuota në total dhe 43 janë vendosur për maturantët e diasporës. Testi përmban pyetje në lidhje me lëndët shkencore si: matematikë, fizikë dhe biologji.
Pavarësisht kërkesave, Kuvendi nuk ka bërë ndryshime në ligjin për studentët e Mjekësisë, i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas përfundimit të universitetit.
Gjykata Kushtetuese më 25 Janar 2024, pranoi pjesërisht kërkesën e studentëve, të cilët kërkonin shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri pasi përfundojnë studimet. Pavarësisht kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ndaj Kuvendit për të ndryshuar ligjin, asnjë veprim nuk është marrë. /ZËRI