Aktualitet

I vodhën çantën me para çiftit shqiptar në Turqi, arrestohen tursitët

Në çantë e çiftit gjendeshin karta identiteti, karta bankare, 12 mijë e 100 paund dhe 1500 dollarë australianë.

M.M
I vodhën çantën me para çiftit shqiptar në Turqi,
Sendet e vjedhura

TURQI- Në qytetin Goreme të Nevşehirit në Turqi, dy turiste të huaja ende të paidentifikuara vodhën çantën e një çifti shqiptar në një kafene sipas mediave turke.

Në çantë e çiftit gjendeshin karta identiteti, karta bankare, 12 mijë e 100 paund dhe 1500 dollarë australianë. Pas incidentit, ekipet e xhandarmërisë së provincës Nevşehir nisën hetimet dhe arritën të kapin dyshuarat për vjedhjen dhe falë kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë. Sendet e vjedhura u kthyen çiftit shqiptar dhe të dyshuarat u dorëzuan organeve të drejtësisë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB