
GREQI- Rreth një muaj që kur ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur i vdekur në Greqi, i riu shqiptar Angjelo Avdiu. Sipas mediave vendase, Avdiu u gjet i vrarur në një pemë, me duar të lidhura, çka tregon se ndaj tij është kryer një krim, dhe është duke u hetuar për vrasje në bashkëpunim.
Sipas policisë greke, 29 vjeçari është gjetur varur në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.
29-vjeçari shqiptar është identifikuar nga rrobat që kishte veshur, ndërsa nëna e tij ka kryer dhe procedurën e vështirë të identifikimit nga afër. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.
Në momentin e zhdukjes së të riut shqiptar, i vëllai i tij do të rrëfente momentet e fundit për mediat greke. Sipas tij Angjelo kishte dalë nga banesa disi i shqetësuar, dhe me gjasë do të shkonte që të takonte ish-bashkëshorten e tij, me të cilën po tentonte që të rivendoste marrëdhëniet.
-
Zhdukja e shqiptarit në Greqi, çfarë deklaroi i vëllai në polici
2 Nëntor, 08:46
Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit. Detaji i duarve të lidhura ka shtyrë policinë që të nisë hetimet për vrasje, dhe jo vetëvrasje.
Vëllai i shqiptarit që u gjet i vrarë: Kishte shkuar të bisedojë më bashkëshorten
29-vjeçari kishte arritur në Batolome me vëllanë e tij, mbrëmjen e së shtunës, 29 tetor, nga Agios Konstantinos Fthiotidas dhe aty janë pritur nga një i afërm. Vëllai ka thënë se të dielën e 30 tetorit, Angelo ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 të mëngjesit, ku ka pirë kafe me të. Angelo Avdiu nuk ka informuar asnjë person dhe sendet personale, të tilla si celulari, paratë, pasaporta janë gjetur na banesë.
Vëllai, Patris deklaroi se Angelo kishte ikur në Bartolome për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe donte që të zgjidhte mosmarrëveshjet që kishin pasur. “Unë dhe vëllai im u takuam në KTEL në Athinë dhe pastaj erdhëm këtu. Na priti kushëriri ynë që jeton në Bartolomeu. Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi, pasaportën dhe celularin. Nuk ka qenë mirë së fundmi. Ka edhe një djalë të vogël 9 vjeç”, tha vëllai i 29-vjeçarit.
Fundi për Angelon ishte tragjik. Ai u gjet i varur në një pemë, me duar të lidhura. Ishte nëna e tij, që ka njohur trupin e djalit. Policia greke po heton disa pista, ndërsa kryesorja është ajo e vrasjes nga një grup i organizuar./Zëri.ai