
TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të aferës së inceneratorëve. Në një nga komunikimet mes Mirel Mërtorit, Klodian Zotos dhe Denisa Tollkuçi-t, kjo e fundit pyet dyshen se kush do të jetë personi përgjegjës për llogaritë bankare që do të hapen në Zvicër. Ndërkohë në një email tjetër Denisa Tollkuçi u shkruan përfaqësuesve të shoqërisë ‘Almares Managment BV’ dhe u kërkon që të nënshkruajnë dokumentacionet dhe prokurat, të cilat i japin të drejtë Mirel Mërtiri që të veprojë në emër të kompanisë “Integrated Energy BV” për të hapur llogari bankare në Zvicër dhe për të kryer transaksione nga kjo llogari. Dokumentacioni dhe prokura e kërkuar nga Denisa Tollkuçi rezultojnë që të jenë nënshkruar nga shoqëria “Almares Management BV”. Po ashtu janë zbuluar email-e midisi Denisa Tollkuçit dhe përfaqësuesëve të shoqërisë “Alamares” për të hapur një shoqëri në Bullgari në emër të shoqërisë holandeze edhe për të hapur llogari bankare në Bullgari.
Pjesë nga dosja:
Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë “de facto” pronarët e shoqërisë holandeze “Geogenix BV” (me emrin e mëparshëm “Integrated Energy BV”), të cilat kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët, kjo pasi evidentohet se Klodian Zoto, administrator dhe pronar i shoqërisë “Integrated Technology services” në bashkëpunim me Mirel Mërtirin kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë holandeze “Geoenix BV” që nga momenti i themelimit të kësaj shoqërie e në vijimësi. Këto vendime dhe udhëzime Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri i kanë transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet varëses së tij, Denisa Tollkuçi, tek drejtorët menaxhues të shoqërisë holandeze “GeogenixBV” siç rezulton të ishte dokumentuar nga ky fakt nga komunikimet me email të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Denisa Tollkuçit dhe drejtorët menaxhues të shoqërisë “Geoenix BV”.
Denisa Tollkuçi gjatë komunikimeve që ka pasur me përfaqësues të shoqërisë “Almares Managment BV” ka njoftuar Klodian Zoton, si në disa raste Mirel Mërtirin, e cila iu ka kërkuar sugjerime dhe aprovime këtyre shtetasve.
-Emaile të nisura nga adresa e postës elektronike e Denisa Tollkuçit në drejtim të adresës së postës elektronike të përfaqësuesëve të shoqërisë ‘Almares Managment BV’ kërkon që të nënshkruajnë dokumentacion dhe prokura, të cilat i japin të drejtë shtetasit Mirel Mërtiri që të veprojë në emër të kompanisë “Integrated Energy BV” për të hapur llogari bankare në Zvicër dhe për të kryer transaksione nga kjo llogari. Dokumentacioni dhe prokura e kërkuar nga Denisa Tollkuçi rezultojnë që të jenë nënshkruar nga shoqëria “Almares Management BV”.
Nga përmbajtja e komunikimeve të mësipërme, rezulton se në fillim nuk ishte vendosur personi që do të kishte kontrollin e llogarive bankare që do të hapeshin në bankën e Zvicrës, por referuar email të datës 10.01.2019 Denisa pyet Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoto që këta të fundit të vendosin se cili do të jetë personi që do të nënshkruajë dokumentacionin për hapjen e llogarisë bankare. Mirel Mërtiri, nëpërmjet email-it, jep mendimin që personi që do të nënshkruajë për hapjen e llogarisë të jetë Giuseppe Ciaffaglione si dhe kërkon mendimin edhe të shtetasit Klodian Zoto.
Pasi ka marrë email nga Mirel Mërtiri, Denisa iu dërgon email Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto ku shkruan “për ne nuk përbën problem se kanë qenë gjithë kohës shumë bashkëpunues dhe për të hapur për çdo vendim që është marrë”. Pas këtij emaili, ajo u dërgon tjetër email Mërtirit dhe Zotos nëse ka sugjerime për përgjigjen që ka përgatitur. Denisa Tollkuçi konsiston në përcaktimin e Mirel Mërtirit si personin që do të hapë llogarinë bankare në Zvicër për të pasur kontroll në llogaritë bankare.
Emaile të shkëmbyera midisi Denisa Tollkuçit dhe përfaqësuesëve të shoqërisë “Alamares” për të hapur një shoqëri në Bullgari në emër të shoqërisë holandeze edhe për të hapur llogari bankare në Bullgari.
Por, çfarë është Almares Menagment BV?
Kjo është pjesë e skemës së kompanisë mëmë që përmendem më sipër, dhe ka sërish të njëjtën adresë, të njëjtën zyrë, në të njëjtën godinë me Integreted Energy BV, kompaninë e Klodian Zotos, Ernesto Granellit dhe disa shtetasve të tjerë, të cilët në fakt duket se të huajt janë drejtorë përfaqësues si lojë të kompanive, brenda koorporatës së madhe, e cila ndërton skema e kompani pa fund për t’i fshehur e për ti lëvizur emrat e tyre derisa të mos duken më.
Pasi ka marrë Almares Menagment BV pozicionin e saj dhe drejtorin. Pra, kjo kompani do të ketë një drejtor brenda kompanisë Integreted Energy BV, është tërhequr në 20 mars të 2018, Klodian Zoto nga drejtor dhe drejtor është vendosur Giuseppe Ciaffaglione. Giuseppe Ciaffaglione, italiani që ka firmosur dhe kontratën e Ministrisë së Mjedisit me kompaninë Integreted Energy BV SPV në Shqipëri, është administrator i kompanisë së Klodian Zotos. Pra, italiani që vendoset në drejtimin e kompanisë është administrator që ka Klodian Zoto në Tiranë.