Aktualitet

'Kriminele' në Spanjë, shqiptarja refuzon dëbimin: Kam gjetur dashurinë në burg!

Shqiptarja, e paidentifikuar me emër, ishte një nga tre anëtarët e bandës në të ashtuquajturin 'Operacioni Santa Isabel' dhe u dënua me 5 vite burg për grabitje me forcë dhe 1 vit e 9 muaj për falsifikimin e një dokumenti.

k.m.
'Kriminele' në Spanjë, shqiptarja refuzon dëbimin: Kam
Foto ilustruese

SPANJË- Një grua shqiptare, anëtare e një bandë që grabiti 26 shtëpi për vetëm 1 muaj e gjysmë në 2019, apeloi edhe pse pa sukses dëbimin nga vendi. Ajo kërkoi që të rikthehej në Spanjë, pasi kishte gjetur dashurinë e saj. Shqiptarja, e paidentifikuar me emër, ishte një nga tre anëtarët e bandës në të ashtuquajturin 'Operacioni Santa Isabel' dhe u dënua me 5 vite burg për grabitje me forcë dhe 1 vit e 9 muaj për falsifikimin e një dokumenti.

Mirëpo dashuria duket se e futi në rrugën e duhur. Para apelit, duke kundërshtuar vendimin për dëbimin e saj, ajo tha se kishte njohur një spanjoll në burg, me të cilin donte të krijonte familje. Ndaj edhe donte tërheqjen e vendimit për të mos shkelur më në vendin iberik. Pasi u lirua, ajo tregoi se pasi u dëbua me forcë, partneri i saj shkoi në Shqipëri ku edhe u martuan, pasi nuk mund ta kryenin ceremoninë në territorin spanjoll.

Gjykata e Lartë e Xustizës me një vendim nëntorin e kaluar rrëzoi pretendimet e saj, duke i listuar edhe njëherë shkeljet, të cilat i përmblodhën në: falsifikimit të dokumenteve, grabitjes me forcë, vjedhje të targave, armëmbajtje pa leje, pastrim parash, etj. Në gjyq, për të ndihmuar tashmë bashkëshorten e tij, ishte dhe spanjolli, i cili tregoi gatishmërinë e tij për të jetuar me shqiptaren. 

Pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ankuesit./ZËRI

Poll

MOS HUMB