Aktualitet

Protesta simbolike në Rinas: Mos ikni! Atdheu ka nevojë për ju

Ata kanë marshuar në rrugën e Rinasit me një pankartë të madhe në duar, me një mesazh për të gjithë ata që ikin nga vendi.

k.m.
Protesta simbolike në Rinas: Mos ikni! Atdheu ka nevojë për ju
Pamje nga protesta

TIRANË- Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur që sot me 1 Maj, të protesojë për largimin e shqiptarëve nga vendi. Në kuadër të Ditës së Punëtorëve, ata kanë marshuar në rrugën e Rinasit me një pankartë të madhe në duar, me një mesazh për të gjithë ata që ikin nga vendi.

Në pankartë shkruhet: Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju!, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet e tjera: "Atdheu është një pasuri që duhet ruajtur e mbrojtur”, “Të gjithë ata që duan Shqipërinë, mos të marrin arratinë”, etj. Mesa duket, më shumë sesa problemet reale të punësimit, kësaj here kanë zgjedhur që të kundërshtojnë shpopullimin dhe largimin masiv të të rinjëve nga vendi. 

Por nuk janë të vetmit që kanë protestuar, pasi minatorët, ish-minatorët dhe mësesit janë mbledhur bashkë në protestë para Kryeministrisë duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune./ZËRI

Poll

MOS HUMB