Aktualitet

Ish-sekretarja e MSH, Joana Duro do të gjykohet me proces të shkurtuar

Ndërsa më 27 tetor pritet që të jepet pretenca.

F.m
Ish-sekretarja e MSH, Joana Duro do të gjykohet me proces të shkurtuar
Joana Duro

TIRANË- Ish-sekretarja e përgjithshme e ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro do të gjykohet me proces të shkurtuar. Kërkesa është pranuar sot, gjatë seancës së mbajtur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ndërsa më 27 tetor pritet që të jepet pretenca.

Joana Duro, Laura Sheto, ish-specialistja e nivelit të lartë si dhe administratori kompanisë “drikons” Vladimir Topi e inxhinieri Silvi Shehu u arrestuan më 2 qershor.

Duro u akuzua se kishte marrë rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar në një tender kompaninë  'DRICONS’. Bëhej fjalë për tenderin për të rikonstruktuar qendrat shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. 

Poll

MOS HUMB