
TIRANË- Në të njëjtën ditë, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara i ka dhënë dy tendera me vlerë rreth 290 milionë lekë të rinj biznesmenes Shpresa Joanidhi, e cila ka konkuruar e vetme për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit në spitalin e Durrësit dhe të Lezhës.
Të dy tenderat në spitalet rajonale janë fituar nga kompania DION-AL, ndërkohë që janë me flamuj të kuq për shkak se në garë ka marrë pjesë vetëm operatori fitues. Edhe pse institucionet janë nxitur vazhdimisht që të shmangen tenderat me vetëm një pjesëmarrës në garë, duket se në rastin e Joanidhit kjo gjë nuk ka vlejtur pasi ajo është shpallur fituese në dy tendera njëkohësisht në datën 11 Shtator.
Tenderat e fituar:
Kompania DION-AL ka një aktivitet të gjerë në disa fusha. Në përshkrimin e tyre në QKB, thuhet se kompania e Joanidhit kryen shërbime në disa fusha:
“Ndertime civile, ekonomike, industriale, turistike, dhe rikonstruksione. Mirembajtje objektesh ndertimore. Ndertim vendepozitimi per mbetje urbane. Rehabilitim kanale kulluese, ujitese, mbrojtje lumore. Ndertim rrjet ujesjellesi. Punime karpentieri, druri e metali. Punime restaurimi monumente kulture e vepra arkeologjike.
Ndertime civile, rruge, ura, vepra arti, punime hidraulike, hidroteknike, topografike, elektrike, elektonike, sisteme kondicionimi, linja elektrike, nenstacione, impiante te prodhimit te energjise elektrike, sinjalistike rrugore, rrjete telekomunikacioni, instalim rrjeti urban, ashensore. Sisteme sigurie (sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim etj) dhe mirembajtja e tyre. Sherbim gatimi dhe shperndarje ushqimi. Sherbim katering. Furnizim dhe tregtim produktesh ushqimore.
Sherbime publike si: Pastrim i siperfaqeve urbane dhe evadim i mbetjeve urbane. Pastrim ambjentesh te brendeshme dhe te jashtme, ne institucione publike dhe private. Sherbime nderhyrese higjeno sanitare si: Dezinifektim. Dezinsektim, Deratizim . Riciklim dhe trajtim i mbetjeve urbane ne qendrat e banuara . Asgjesim materialesh. Sherbim lavanderie. Gjelberim dhe mirembajtje ne mjedise urbane. Punime ne siperfaqe te gjelberta. Vleresim i ndikimit dhe impaktit ne mjedis, auditim dhe ekspertize mjedisore, studim, projektim dhe zbatim te projekteve mjedisore”.
Shpresa Joanidhi, administratore e Shpresa Al dhe bashkë-ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, është vënë në pranga në vitin 2019 për evazion fiskal. Joanidhi, ish-kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, deklaroi asokohe se përgjegjësia për evazionin ishte e një vajze të re që kishin marrë si administratore në kompani./Zëri.ai