Aktualitet

Ishin nisur për të shuar zjarret në Mirditë, aksidentohet makina e ushtrisë, plagosen 6 efektivë të FA

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, kur u aksidentua

E.K
Ishin nisur për të shuar zjarret në Mirditë, aksidentohet
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, ku një makinë e ushtrisë është përplasur me një autobot. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 efektivë të repartit të Vaut të Dejës, që sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar për të marrë mjekim në spital. Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB