Aktualitet

“Ishte në vendin dhe kohën e gabuar”/ Flet motra e Flutura Bashës: Kunatin vetëm një mrekulli e shpëton...

E motra e viktimës tha se Bashkim Basha ndodhet në intubim dhe se mjekët i kanë komunikuar se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë.

k.m.
“Ishte në vendin dhe kohën e gabuar”/ Flet motra e Flutura
Bashkim dhe Flutura Basha

SHKODËR- Motra e Flutura Bashës, 56-vjeçarjes e cila ishte viktimë e pafajshme e atentatit mafioz në Dobraç ka rrëfyer se gjendja e kunatit të saj është shumë e rëndë. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Me zemër të hapur", e motra e viktimës tha se Bashkim Basha ndodhet në intubim dhe se mjekët i kanë komunikuar se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë. Më tej, në intervistën e saj, zbuloi edhe detaje nga jeta e motrës së ndjerë.

Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut. Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat. Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis. Flutura la pas dy vajza dhe një djalë. Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën. Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë. Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë,”- tha ajo.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur/ZËRI

Poll

MOS HUMB