Aktualitet

Iu kapën në makinë mbi 68 mijë euro, procedohet shqiptari në Itali

29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online.

f.t
Iu kapën në makinë mbi 68 mijë euro, procedohet shqiptari
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Policia italiane ndaloi një 29-vjeçar shqiptar, pasi në makinën që nuk ishte e tij, u gjetën 64 800 euro. 29-vjeçari shqiptar ishte banues në Bullgari dhe u ndalua në via Maschere Bergamasche, pranë supermarketit Famila.

Policia vendosi të ndalojë mjetin tip “Mini Countryman”, pas dyshimeve që lindën për lëvizjet e tij. I riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm as përdorimin e makinës, e cila ishte e regjistruar në një kompani të Villongos dhe as pse kishte me vete një shumë kaq të madhe parash.

29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online. Për këtë arsye efektivët kanë vendosur sekuestrimin e parave dhe automjetit, ndërsa shqiptari është proceduar./ZËRI

Poll

MOS HUMB