
FIER- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit, Grei Bihuci mesditën e sotme në Fier. 19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla profesionale ‘Petro Sota’, për të konsumuar një kafe me miqtë e tij në një lokal, pranë xhamisë së qytetit. Pikërisht në atë moment, pranë tij ka shkuar Florjan Muka dhe disa të rinj të tjerë për të "sqaruar" një konflikt të nisur në rrjete sociale.
Viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik, derisa në një moment gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun. Sipas dëshmitarëve, pasi është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari, Bihuci ka tentuar që të lagohej, por ka mundur që të ecë vetëm disa metra dhe më pas është 'shembur' në tokë. Menjëherë është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. I plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili u fut për të shuar konfliktin, por fatmirësisht, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI