Aktualitet

Ivanka Trump në Miami, rrëzohet lajmi për vizitën e saj në Vlorë

Ivanka Trump është parë në Miami krah të atit, Donald Trump, teksa të dy kanë ndjekur një event të UFC-së mbrëmjen e së shtunës,

l.k
Ivanka Trump në Miami, rrëzohet lajmi për vizitën e saj
Donald Trump dhe Ivanka Trump

MIAMI- Mëngjesin e sotëm disa media raportuan se Ivanka Trump kishte mbërritur në Vlorë, ku supozohej se do të zhvillonte një takim me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, ky lajm është hedhur poshtë si i pavërtetë.

Ivanka Trump është parë në Miami krah të atit, Donald Trump, teksa të dy kanë ndjekur një event të UFC-së mbrëmjen e së shtunës, duke e bërë të pamundur praninë e saj në të njëjtën kohë në Shqipëri.

Në pamjet e publikuara, Ivanka Trump shfaqet elegante në event, ndërsa raportimet theksojnë një marrëdhënie të afërt mes saj dhe të atit gjatë mbrëmjes sportive./ZËRI

Poll

MOS HUMB