Aktualitet

Vrasja e 48-vjeçarit Artur Çangu në Nikël/ Autori: Më qëlloi me kosë në krah

Ai ka thënë se Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah

l.k
Vrasja e 48-vjeçarit Artur Çangu në Nikël/ Autori:
Autori Eduart Afmataj dhe viktima Artur Çangu

NIKËL- Eduart Afmataj, autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Çangu ka dëshmuar para grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.

Afmataj ka treguar se fillimisht mes palëve ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas është përshkallëzuar duke quar në përplasje fizike. Ai ka thënë se Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah, pas së cilës ai ka marrë një armë zjarri tip çifte dhe ka qëlluar 48-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar ka njoftuar Policinë për krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është arrestuar brenda 24 orëve në zonën e Bruz Malit, në Malësinë e Krujës, ku ishte fshehur. Gjatë arrestimit, Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.Trupi i pajetë i Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup. /ZËRI

Poll

MOS HUMB