Aktualitet

“Jam amerikan”/ Lihet në burg Klered Bozhanaj, plagosi efektivin e “Shqiponjave”

Në seancën e sotme, Bozhanaj ka dalë në kafazin e qelqtë të Gjykatës dhe ka deklaruar se është shtetas amerikan dhe jo shqiptar.

k.m.
“Jam amerikan”/ Lihet në burg Klered Bozhanaj, plagosi
Klered Bozhanaj

TIRANË- Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Në seancën e sotme, Bozhanaj ka dalë në kafazin e qelqtë të Gjykatës dhe ka deklaruar se është shtetas amerikan dhe jo shqiptar. Duke vazhduar në vazhdën e deklaratave të djeshme ku shprehej se ishte "shef i Pentagonit" dhe pjesë e grupimit "iluminati". Ndërsa avokati i tij mbrojtës, Roland Llalla kërkoi ekspertim të gjendjes mendore të klientit të tij dhe shtrim të detyruar spitalor. Por pavarësisht kërkesave të tij, Gjykata caktoi masën e sigurisë, “arrest në burg.”


Disa ditë më parë, teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me 3 kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, pikasi 42-vjeçarin, i cili pasi pa Policinë kreu disa lëvizje të dyshimtë. Por të mjaftueshme për të ngritur dyshime tek efektivët e Policisë që i bënë thirrje që të ndalonte. Pavarësisht urdhërave, Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe në moment që i janë afruar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Alleshin. Por fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB