
BELGJIKË- Për 17 vjet ajo ka kaluar në duart e saj dosjet më serioze të vendit. Ann Fransen ka qenë gruaja e parë në krye të Prokurorisë belge. 55-vjeçarja që nga dita që ka marrë detyrën e ka bërë të qartë se qëllimin kryesor ka bashkëpunimin me vendet e huaja për të luftuar keqbërësit. Falë saj, bashkëpunimi me Emiratet dha dritën jeshile për ekstradimin e Nordin El Hajjioui (38), i njohur si 'Fat Nordin van de Dam'. Këtë muaj, bosi i drogës në Antwerp, Othman El Ballouti u arrestua gjithashtu në Dubai.
Ajo u mësua të luftonte krimin që në moshë të re. Ann Fransen është vajza e Herman Fransen, komandantit të fundit të xhandarmërisë, i cili pas reformës policore në fund të viteve 1990 u bë komisari i parë i Policisë federale belge. Babai i tij, gjyshi i saj, ishte komandant brigade në ëolvertem.
“Ishte ëndrra ime të bëhesha oficerja e parë femër e xhandarmërisë. Kur isha 18 vjeç, mora provimin pranues në shkollën ushtarake, por u refuzova nga ana mjekësore për shkak të mungesës së perceptimit të thellësisë.”
Ajo studioi drejtësi dhe pas një periudhe të shkurtër si juriste, Fransen filloi karrierën e saj si magjistrate në prokurorinë publike të Brukselit. Fransen ndryshoi vendin e punës kur në vitin 2002 u krijua zyra e prokurorit publik federal. Gjatë karrierës së saj, ajo dosjet më serioze.
Në intervistën e saj, ajo ka folur për objektivat e punës së saj, por edhe për krimin e organizuar dhe rolin e shqiptarëve në Belgjikë.
“Trafiku i drogës nuk do të ndalet edhe nëse ne kemi kontrollin e porteve kryesore. Do na kalojë në portet e vogla. Në luftën kundër mafies së kokainës, muajt e fundit jemi fokusuar fuqishëm në sekuestrimin e aseteve kriminale. Fitimet nga trafiku i drogës shpesh zhduken jashtë vendit: në Marok, Shqipëri, Emiratet. Çdo vend ka ligje të ndryshme. Në Marok, konfiskimi bëhet vetëm kur ka një dënim për financim të terrorizmit ose pastrim parash. Mësuam se është më mirë të strukturojmë ndryshe hetimet tona për importin dhe eksportin e drogës, për shembull duke shtuar sistematikisht një komponent për pastrimin e parave. Një hap para jemi edhe me shqiptarët. Por krimi i organizuar shqiptar vazhdon të fitojë terren. Kjo u zbulua edhe nga mesazhet e marra me aplikacionin "Sky ECC". Hetuesit hasën në raporte tronditëse, pasi kuptuam edhe se bandat nuk i shmangen dhunës ekstreme. Tani po shkojmë pas parave. Së bashku me drejtësinë shqiptare, ne po hartojmë një kuadër të ri ligjor për të goditur pasurinë. Ne e duam të arrijmë të njëjtën gjë edhe me Emiratet.”
Por kjo nuk ka ndodhur kurrë deri më tani./ZËRI
Marrë nga demorgen.be