Aktualitet

'Kam arsye personale'/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Elsa Toska ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj, ku ka arsyetuar se largohet për arsye personale.

k.m.
'Kam arsye personale'/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës
Elsa Toska

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti që ajo mban në organin më të lartë të drejtësisë në vend. Toska ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj, ku ka arsyetuar se largohet për arsye personale. Por, po ashtu ka lajmëruar se do të dalë edhe në një deklaratë për mediat për të arsyetuar vendimin e saj. Ndoshta do të ndajë edhe me publikun, arsyet që e çuan që të linte detyrën. 

Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas largimit të Toskës, Kushtetuesja mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në organikën e saj.

Kush është Elsa Toska?

'Kam arsye personale'/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës

Lindur më 05.06.1976 në Kavajë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit.

Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin. Ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës.

Prej vitit 2017 është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese. Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB