Aktualitet

'Jepini ujë!' Dy protestuese lëndohen nga gazi lotsjellës në bulevard, qytetarët u vijnë në ndihmë

'Jepini pak ujë!', dëgjohet të thotë një prej personave që ndodhen pranë tyre, ndërsa njëra prej vajzave shprehet 'Jam mirë!'

M.K.
'Jepini ujë!' Dy protestuese lëndohen nga gazi
foto

TIRANË- Dy protestuese janë lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', gjatë protestës në Tiranë.

Disa qytetarë grumbullohen pranë dy vajzave për t’u ardhur në ndihmë, duke u dhënë ujë fiziologjik për të lehtësuar efektet e gazit.

'Jepini pak ujë!', dëgjohet të thotë një prej personave që ndodhen pranë tyre, ndërsa njëra prej vajzave shprehet 'Jam mirë!'

Ndërkohë, sasi e madhe gazi lotsjellës është hedhur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, duke rënduar situatën në zonën ku po zhvillohet protesta./ZËRI

Poll

MOS HUMB