Aktualitet

Jo më falas! Nis këtë muaj aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë

 Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.

F.I
Jo më falas! Nis këtë muaj aplikimi i tarifave në Tunelin e
FOTO ILUSTRUESE

LLOGARA-Automjetet që do të kalojnë në tunelin e Llogarasë, brenda këtij muaji, do të duhet të paguajnë. Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë.

Kalimi për mjetet e policisë, zjarrfikëses, ushtrisë, ambulancave e për invalidët do të jetë falas. Në terren po kryhen testimet përfundimtare të sistemit të pagesave. Kamerat e sigurisë, pajisjet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar funksionimin e skemës së tarifimit që pritet të nisë së shpejti.

Tuneli, i hapur në maj 2025, me dy galeri, një kryesore dhe një emergjence, ka funksionuar deri tani pa tarifë./ZËRI

Poll

MOS HUMB