
GJIROKASTËR-Një aksident është shënuar afër tunelit të Skërficës, në aksin Kardhiq-Delvinë. Një kamion ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në humnerë duke marrë flakë. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shoferi i mjetit, një 31-vjeçar nga Ukraina. Ngjarja ka ndodhur sapo del nga tuneli i Skërficës në krahun e Gjirokastrës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/ZËRI