Aktualitet

Kanosi një grup fëmijësh me thikë, ky është momenti kur arrestohet i riu me probleme të shëndetit mendor

Ngjarja u mbyll pa të plagosur.

F.m
Kanosi një grup fëmijësh me thikë, ky është
Vlorë

VLORË- Policia e Vlorës ka publikuar videon ku shihet momenti i arrestimit të 30-vjeçarit që kanosi fëmijët me thikë një ditë më parë. Ai është prangosur teksa merrte rreze dielli buzë detit. A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore.  

Një ditë më parë JOQ publikoi një video ku shihej një grup fëmijësh që ulërsinin nga frika teksa 30-vjeçari u sulej me një thik që mbante në dorë. Ngjarja u mbyll pa të plagosur.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Poll

MOS HUMB