
MAL I ZI- Autoritetet malazeze kanë kanë gjetur për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë kanabis sativa. Sipas mediave vendase, disa persona të paidentifikuar kanë kryer trafik droge nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë. Të dyshuarit kanë marrë lëndën narkotike në krahë dhe kanë tentuar të futen në Shqipëri.
Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka gjetur 40 pakot me marijuanë.
“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete për lokalizimin e këtyre personave dhe ndriçimin e ngjarjes,”- bëjnë me dije nga Policia malazeze.
Ndaj edhe kanë nisur hetimet në territorin shqiptar./ZËRI