
HOLANDË- 5 persona janë vendosur në pranga pranë portit të Antwerp në Belgjikë, ku u sekuestrua një sasi e madhe kokaine. Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas belgë dhe një shqiptar, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
Sipas mediave të huaja, oficerët e doganës gjetën një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia. Prokuroria publike njofton se kapja ka ndodhur në kuadër të një hetimi të gjatë. Hetimet kanë nisur pas kapjes së një 29-vjeçari, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.
Pas tij, u kapën edhe personat e tjerë! Grupi donte të merrte sasinë e drogës që kishte mbërritur në port, por Policia lokale e Antwerp ishte në gjendje të zbulonte se ku dhe kur do të ndodhte transporti i ngarkesës. Droga u asgjësua pas kapjes./ZËRI