Aktualitet

Kapet me armë 17-vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai

17-vjecarit i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë revolver me 5 fishekë.

f.t
Kapet me armë 17-vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi. Adoleshenti u arrestua nga efektivët e skuadrës “DIAS” për “armëmbajtje pa leje”. 17-vjeçari është kapur në mbrëmje në zonën e “Kolonos” në Athinë bashkë me babanë e tij. Ata janë ndaluar nga policia teksa udhëtonin me automjet.

Kapet me armë 17-vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai
ARMA E SEKUESTRUAR

Gjatë kontrollit personal, 17-vjecarit i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë revolver me 5 fishekë.Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB