Aktualitet

"Kërkojmë drejtësi"! Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, prindërit: Si u liruan familjarët që ndihmuan autorin? (VIDEO)

Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.

zh.ll
"Kërkojmë drejtësi"! Vrasja e 14-vjeçarit
eraldo xhejo-prinderit e 14-vjeçarit

TIRANË- Eraldo Xhejo humbi jetën në gusht të këti viti, pasi u vra me thikë nga një tjetër 14-vjeçar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq. Autori Enedio Guri u arrestua bashkë me babain dhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtorë të ngjarjes. Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.

Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi është kundërshtuar nga familjarët e viktimës, të cilët e konsiderojnë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli.

Babai i vitkimës, Edison Xhejo, i habitur nga vendimii Gjykatës kërkon drejtësi nga institucionet. Të shkatërruar nga dhimbja, ai shprehet se i vetmi ngushëllim për familjen ishte te drejtësia, por gjërat kanë ndryshuar me lirimin e dy të akuzuarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli. Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se cfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, nëqoftëse ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i dhalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera. Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”, është shprehur babai i viktimës Edison Xhejo.

Nëna e viktimës, Albina Xhejo, po ashtu kërkon drejtësi nga gjykatësja që të vendosë me dorën në zemër. "Pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia", shprehet ndër të tjera nëna e Eraldos, e shkatërruar nga dhimbja. 

“Ndihem e shkatërruar. Të shkatërruar me shume se c’ishim. Gjykata liroi dhe ndjen keqardhje për ata e nuk mendojnë për një fëmijë që iku? Edhe djali i madh ndien mungesën e vëllait. Kërkoj drejtësinë, i vetmi ngushëllim për ne, pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia. Nuk mund të rrijë xhaxhai dhe babai i autorit si pa te keq ne shtëpi. Deri tani nuk kishim fuqi të flisnim por duke parë gjërat si po ecin, nga kjo e morëm mundimin të flasim. E kemi frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç duhet. Ata duhet të ishin brenda tani dhe jo në shtëpi. Gjykatësja të vendosë drejtësi me dorën në zemër, të mendojë si për fëmijët dhe nipërinjte e tyre, mund të thonë edukoni fëmijët që mos arrini në këtë ditë por sot po e pësojnë fëmijët që janë të edukuar dhe të pafajshëm. Fëmijët e edukuar po e pësojnë nga fëmijët e atillë siç ishte Enedio Guri. Siç ishte Eraldi jonë“, u shpreh nëna e viktimës Albina Xhejo.

14-vjeçari, Erald Xhejo humbi jetën nga goditjet me thikë të një bashkëmoshatari i tij më 14 gusht. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas të dhënave të para, gjithçka nisi pas një konflikti banal me fjalët: "Çfarë ke që më shikon?". Policia arrestoi autorin e dyshuar E.G., po bashkëmoshatar të mitur. Gjithashu u arrestuan babai e xhaxhai i autorit dhe u morën nën akuzë 5 persona të tjerë për këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB