Aktualitet

Vrau për një shikim Erald Xhejon! Burg për autorin 14-vjeçar: Ngushëllime familjes...nuk doja

Për 4 të miturit është dhënë masa detyrim me paraqitje në mbikëqyrje të prindërve.

F.I
Vrau për një shikim Erald Xhejon! Burg për autorin
pamjet nga ngjarja

KORÇË- 14-vjeçarit E.G., i cili akuzohet se vrau me thikë pas sherrit për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq mbërriti në Gjykatën e Korçës në praninë e forcave të shumta të Policisë. Gjykata la në fuqi masën ‘arrest me burg’ pë të miturin 14-vjeçar. Para trupës gjykuese, autori ka shfaqur pendesë.

"Ngushëllime familjes. Nuk e dija që veprimet e mija do krijonin këtë pasojë,"- është shprehur i 14-vjeçari.

Në burg kanë mbetur edhe babai dhe xhaxhai i 14 vjeçarit, të cilët akuzohen se kanë fshehur thikën dhe kanë bërë veprime të tjera për të fshehur gjurmët e vrasjes. Ndërkohë për 4 të miturit është dhënë masa detyrim me paraqitje në mbikëqyrje të prindërve. Arrest shtëpie është dhënë dhe për mikun e babait të autorit.

Edhe babai i të miturit, Edison Guri ka shprehur pendesë: ‘Na vjen keq për pasojën’ është shprehur ai.

"Shpreh ngushëllime për humbjen e të miturit. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë. Gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën,"-deklaroi avokati.

14-vjeçari, Erald Xhejo humbi jetën nga goditjet me thikë të një bashkëmoshatari i tij më 14 gusht. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas të dhënave të para, gjithçka nisi pas një konflikti banal me fjalët: "Çfarë ke që më shikon?". Pas krimit, autori ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur duke penguar hetimet.

Mësohet se viktima dhe bashkëmoshatari i tij janë takuar rastësisht ditën e djeshme (14 Gusht) në loklalin e fshatit Pirg. Adoleshentët kanë qënë të shoqëruar nga shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB