Video

"Pse shikon?"/ Pyetja që mori jetën e dy adoleshentëve në Shqipëri

Këto dy ngjarje nuk janë më raste të izoluara. Ato janë pasqyrë dramatike e një fenomeni shqetësues që po rritet mes të rinjve shqiptarë.

l.k

"Pse shikon?"/ Pyetja që mori jetën e dy adoleshentëve

TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme, këtë herë në qytetin e Maliqit, ku 14-vjeçari Erald Xhejo humbi jetën nga goditjet me thikë të një bashkëmoshatari i tij.Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas të dhënave të para, gjithçka nisi pas një konflikti banal me fjalët: "Çfarë ke që më shikon?".

Ky është rasti i dytë brenda disa muajve që ndjek një skenar thuajse identik, pas tragjedisë së ndodhur në Tiranë, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë në ambientet e shkollës “Fan Noli”, pas një konflikti me adoleshentë.


Një fenomen që po përsëritet, dhuna po kthehet në normë
Këto dy ngjarje nuk janë më raste të izoluara. Ato janë pasqyrë dramatike e një fenomeni shqetësues që po rritet mes të rinjve shqiptarë, si normalizimi i dhunës, mungesa e kontrollit emocional, dhe degradimi i mënyrave të komunikimit.
Dhuna nuk ndëshkohet më, përkundrazi, ajo shpesh promovohet si forcë, si mënyrë për të fituar respekt.

 

Rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram janë kthyer në hapësira ku sherri, videot e përleshjeve dhe komentet që nxisin urrejtje e agresivitet përhapen me shpejtësi, duke krijuar një ambient virtual toksik që shpesh shndërrohet në dhunë reale.


Fraza “Çfarë ke që më shikon?” është kthyer në një shkak vdekjeje, një “shkëndijë” që çon në përplasje fizike të rënda. Ajo përfaqëson një klimë sociale ku një vështrim interpretohet si provokim dhe çdo sfidë, qoftë edhe verbale, kërkon një reagim të dhunshëm për të “mbrojtur” krenarinë.


Psikologët dhe sociologët e kanë cilësuar këtë një mungesë të edukimit emocional, duke e shoqëruar me një model të gabuar të sjelljes, shpesh të ushqyer edhe nga vetë familja apo mjedisi social.


Fenomeni “Pse shikon?” nuk është vetëm një shprehje. Është simptomë e një shoqërie që po dështon t’u mësojë fëmijëve dhe të rinjve se si të jenë njerëz, jo thjesht “të fortë”. Kur komunikimi zëvendësohet me dhunë, kur krenaria matet me agresivitet dhe kur respekti kërkohet më frikë, tragjedi si ajo e Erald Xhejos dhe Martin Canit janë të pashmangshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB