
TIRANË- 27-vjeçari Benard Çullhaj, i cili kishte hapur profile false në rrjetet sociale përmes të cilave kërcënonte një të mitur dhe i kërkonte që të kryente marrëdhënie seksuale me të, është shprehur se e gjitha ka qenë në formën e shakasë. Në deklaratën e dhënë në polici pas arrestimit, Çullhaj është shprehur se kërcënimet nuk i kishte seriozisht.
“Po bëja shaka,”- ka thënë 27-vjeçari.
Ai u vu në pranga pasi u zbulua se përmes fotove e profileve false në rrjetet sociale kërcënonte e shantazhonte vajza të mitura. Çullhajt i janë gjetur dhjetëramesazhe në të cilat u kërkonte vajzave të mitura që të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Një prej vajzave madje kishte tentuar dhe të vriste veten.