Qytetërim

'TRADHTARË', pankarta kundër dy heronjëve të Spanjës (FOTO)

Oyarzabal theu zemrat angleze të dielën mbrëma, teksa shënoi një gol në minutën e 86-të për të fituar finalen e Kampionatit Evropian.

f.t
'TRADHTARË', pankarta kundër dy heronjëve të
lojtarët

Heroi i “La Rojas” në Euro 2024, Mikel Oyarzabal dhe shoku i skuadrës Mikel Merino, janë cilësuar si 'tradhëtarë' për përfaqësimin e tyre me Spanjën.  Oyarzabal theu zemrat angleze të dielën mbrëma, teksa shënoi një gol në minutën e 86-të për të fituar finalen e Kampionatit Evropian. Shoku i tij i skuadrës nga Real Sociedad, Merino, gjithashtu shënoi në një ndeshje kritike fituese kundër Gjermanisë në çerekfinale.

Një grup personash të panjohur kanë vendosur pankarta në komunën Biscayan të Elorrio, qytetin e nënës së Oyarzabal, kundër pranisë së sulmuesit të Real Sociedad. Gjithashtu në pankartë shënohet edhe emri i shokut të tij te ekipi bardheblu, Mikel Merino i cili ka lindur në qytetin e Pamplonas.

"Jo pranisë në skuadrën spanjolle", shkruhet në gjuhën baske në banderolë, ku një flamur spanjoll po ashtu është kryqëzuar me bojë të zezë.

Nën telajo janë shkruar emrat e dy lojtarëve të shoqëruar me fjalën "tradhëtarët" së bashku me një simbol svastika të kryqëzuar.

'TRADHTARË', pankarta kundër dy heronjëve të
PANKARTA
Poll

MOS HUMB