Qytetërim

‘Der Standard’: Fermerët shqiptarë po falimentojnë

Në fakt, shumë fermerë në Shqipëri po falimentojnë. Gëzim Doda nga rrethi i Lezhës në veri të Shqipërisë, një burrë me kallo në duar, i veshur me xhinse dhe një bluzë blu ka frikë se edhe ai do të duhet ta mbyllë biznesin e tij.

k.m.
‘Der Standard’: Fermerët shqiptarë po falimentojnë
Gëzim Hoxha

TIRANË- Fermerët ndonjëherë mbeten pa e shitur qumwshtin e tyre sepse fabrikat preferojnë të importojnë qumësht më të lirë nga vendet e Bashkimit Europian ose nga Serbia. Në prill, një fermer derdhi dhjetë mijë litra në rrugën pranë Fierit.

"Të gjithë të shohin se sa të padrejta janë çmimet! Qumështi është gjaku i fermerit!,"-tha ai. Por nuk është i vetmi! Në fakt, shumë fermerë në Shqipëri po falimentojnë. Gëzim Doda nga rrethi i Lezhës në veri të Shqipërisë, një burrë me kallo në duar, i veshur me xhinse dhe një bluzë blu ka frikë se edhe ai do të duhet ta mbyllë biznesin e tij. Deri në pranverë, baxhot paguanin 80 lekë për çdo litër qumësht, tani paguajnë vetëm 75 lekë, rreth 75 cent. Si në Serbi ashtu edhe në BE, fermerët e qumështit subvencionohen shumë më tepër se në Shqipëri.

Kërkesa e ulët

Më parë, çdo fermer merrte 85 euro për kokë bagëti në vit. Tani marrin vetëm 43 euro. Prandaj fermerët duan subvencione për litër/qumësht si në BE. Sidomos në pranverë, kur lopët prodhojnë më shumë qumësht, ata shpesh nuk gjejnë blerës.

"Si duhet t'ja shpjegoj lopës sime që ajo duhet të prodhojë më pak qumësht?. Lopët na ushqejnë, ne shkojmë më mirë me to sesa me njerëzit e tjerë. Edhe pse nuk mund të flasësh me to, ato të ngushëllojnë!,"- rrëfen Doda.

Stalla e tij ndodhet mbi lumin Mat, e cila përshkohet nga një urë e shtrembër betoni, mbi të cilën nuk mund të kaloni me makinë. 48-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kurseu para në Britaninë e Madhe, kështu që ka mundur të blejë rreth 100 lopë në Shqipëri.

“Po të kisha vetëm 20, do të kisha falimentuar shumë kohë më parë,”- shpjegoi ai.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz kanë emigruar nga veriu i Shqipërisë, sepse nuk mund të sigurojnë dot jetesën nga fermat e tyre të vogla. Fshatrat janë gjysmë bosh, shpeshherë mbeten vetëm të moshuarit. Një vit më parë, BE pezulloi gjithashtu fondet IPARD bujqësore për Shqipërinë për shkak të korrupsionit.

Tradita e rezistencës

Fermerët shqiptarë, si kudo në Evropë, kanë humbur ndikimin social dhe politik. Sipas Institutit të Statistikave, sektori i bujqësisë, megjithëse ende punëson një të tretën e të gjithë punëtorëve në vend, por u tkurr me më shumë se tre për qind vitin e kaluar. Sektori po pëson një rënie e shpejtë. Fermeri Doda ende dëshiron të vazhdojë të luftojë para se t'i duhet që të shesë lopët e tij.

Sot, fermerët në Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk janë integruar në tregun e BE-së. Shumë nga ata që janë ende duke punuar në sektorin e bujqësisë nuk do të merren më me këtë punë pas disa vitesh. Fshatrat në Shqipëri do të zbrazen edhe më shumë dhe shumë fusha do të mbeten djerrë. Prandaj, disa njerëz përdorin zonat për një produkt bujqësor që nuk mund të tregtohet zyrtarisht: kanabis.

Vetëm një javë më parë, dy burra u arrestuan në afërsi të Vlorës teksa po kujdeseshin për 320 bimët e tyre të fshehura në një ullishte. Plantacionet ilegale shihen si një formë moderne e revoltës së fshatarëve, një rebelim kundër naftës së shtrenjtë dhe subvencioneve bujqësore të BE-së që nuk do të jepen më./ZËRI

Marrë dhe përkthyer nga "Derstandard"

Poll

MOS HUMB