Aktualitet

‘Kishin kallash’, shqiptari i dhunuar në Mal të Zi: Askush nuk na ndihmoi

Një nga shqiptarët e dhunuar, Klodian Meaj tha se edhe pse u goditën barbarisht në mes të rrugës, askush nuk i ka ndihmuar.

D.XH
‘Kishin kallash’, shqiptari i dhunuar në Mal të Zi: Askush
Dhunohen barbarisht 3 shqiptare ne Malin e Zi

HERZEG NOVI – Një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Herzeg Novit në Malin e Zi. Tre shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, që po udhëtonin me një automjet me targa gjermane janë rrahur barbarisht nga një grup prej 8 personash, që kishin veshur veshje ushtarake. Dyshohet se dhuna ka ardhur, për shkak se të rinjtë mbanin flamurin shqiptar.

Klodian Meaj, njëri nga të dhunuarit, duke folur për “Shqipëria live”, deklaroi se pas dhunës, nuk kanë pasur ndihmë nga askush. Meaj theksoi se të rinjtë ishin të gjatë dhe se dhuna e tyre ka qenë barbare.

Klodian Meaj: Unë kam bërë shumë vizita në Spitalin e Shkodrës. Jam non stop nën vëzhgimin e mjekëve dhe për momentin ndihem mirë, besoj se dhe dy miqtë e mi janë mirë. Atë ditë kam qenë duke ikur drejt Gjermanisë. Kemi zbritur nga trageti dhe në traget nuk ka ndodhur asgjë. Kemi dalë nga trageti, kemi udhëtuar 5-10 kilometra, kishte shumë trafik. Aty janë shfaqur një grup të rinjsh që kishin kallash. Goditën një makinë dhe doja që t’ju shmangesha, që mos na godisnin. Ishte grup që ndodheshin në trotuar dhe mund të godisnin edhe kalimtarët, edhe makinat. Po, dikush mund të kishte vetëm pantallonat, dikush xhupin, por kishin veshje ushtarake. Ata na goditën makinën. Zbrita ta rregulloj pasqyrën. Por, nuk arrita dot as te pasqyra. Ata fillimisht u dukën sikur po iknin, por se janë rikthyer, kur më kanë parë se kam zbritur nga automjeti. Unë e kam një flamur shqiptar te pasqyra e mesit në makinë, por nuk e besoj se ishte flamuri shkak. Unë besoj se ata godisnin makinat që kalonin. Fillimisht na kanë qëlluar me shkelma e grushte dhe më pas nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ata unë besoj se shanë, sepse po përdornin gjuhën e tyre, që ne nuk e kuptojmë. Ne as shqip nuk i kemi ofenduar. Aty ishte masakër dhe askush nuk zbriti nga makina e vet për të ndaluar, sepse askush nuk të ndihmon kur nuk të njeh. Kur tentova të largohesha, ata po rrihnin shokun tim dhe nuk mund ta lija vetëm shokun tim. Ata ishin 8 a 9 vetë. Kur shkova ta ndihmoj shokun, më goditën edhe mua. Na shtrinë përtokë dhe na qëlluan sërish. Desh Zoti ata ndaluan, sepse goditën pa pushim.

Tre shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht nga një grup personash të veshur me rroba ushtarake në Malin e Zi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB