Aktualitet

Kishte shkuar ‘mysafir’, por trafikonte drogë me logon ‘El Chapo’, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë!

Gjatë kontrollit, 27-vjeçarit iu gjetën 100 gram hashash, me një vlerë totale rreth 1000 euro.

k.m.
Kishte shkuar ‘mysafir’, por trafikonte drogë me logon
Joaquín “El Chapo” Guzmán

ITALI- "El Chapo Guzmàn" është shfaqur në Cittaducale të Italisë. Por nuk po flasim për kreun e kartelit meksikan "Sinaloa" në vitet '90, por një figurë të ngjitur në një bllok prej 100 gramësh hashashi, e cila i është gjetur një shqiptari.

Sipas mediave italiane, gjatë një kontrolli brenda një banese janë gjetur dy shtetas shqiptarë: 27-vjeçari i arrestuar dhe një 30-vjeçar. Gjatë kontrollit, 27-vjeçarit iu gjetën 100 gram hashash, me një vlerë totale rreth 1000 euro. Por droga kishte një tipar të pazakontë; mbante foton e trafikantit të njohur meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Ky detaj nuk është i pazakontë në botën e shpërndarjes së drogës, pasi zakonisht tregon marrësin ose dërguesin e drogës. Nga hetimi rezultoi se të rinjtë ishin rezidentë në Bari, por kishin udhëtuar deri në Romë tek miku i tyre.

Ndaj 30-vjeçarit u lëshua urdhri i dëbimit, pasi ishte i parregullt në Itali dhe u përcoll nga agjentët deri në aeroportin e Fiumicino. Kurse 27-vjeçari pas arrestimit u izolua në paraburgim, në pritje të masës së arrestit nga gjykata./ZËRI

Poll

MOS HUMB