
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditin e fundit të kryer në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka vënë në “lupë” të gjithë lëvizjet financiare të kryera nga instutucioni. Sipas KLSH-së shkeljet janë të faktuara dhe për këtë ka kërkuar shkarkimin e drejtusit Adrian Koni nga ministri i Brendashëm Taulant Balla.
Në raportin 222 faqësh KLSH është ndalur tek projektet e financuara nga Fondi i Posaçëm i APSK. Dy projekte të financuara janë gjetur në shkeje dhe KLSH e drejton gishtin e fajtorit tek Koni dhe personat përgjegjës.
Konkretisht sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit: Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për periudhën objekt auditimi, rezulton se janë financuar 10 projekte me vlerë prej 93,403,412 lekë, nga të cilat u audituan 4 projekte në vlerën 12,960,000 lekë.
Nga këto, konkretisht Fondacioni “G”, u konstatua: Mospërmbushje e detyrimeve të Kontratës, faturat e pajustifikuara dhe konstatimi i nënkontraktimit për realizimin e aktiviteteve sjellin dëm për buxhetin e shtetit.
“Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, sipas Vendimit nr. 09, datë 27.01.2021, ka vendosur të financoj nga Fondi i Posaçëm “Q.K.P.V.T.” në shumën e 3,400,000 lekë, për projektin “Rehabilitimi ......”, ku në fokus të jenë kurse dhe trajnime. Dokumentacioni i paraqitur nga kjo qendër është në përputhje me Udhëzimin nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 8. Nga auditimi i zbatimit të Kontratës nr. 684, datë 26.02.2021, midis AAPSK-së dhe “Q.K.P.V.T.” rezulton se Autoriteti Financues (AAPSK) e ka kryer pagesën paraprake prej 50% të fondit për përfituesin në tejkalim të afateve të parashikuara në Kontratën nr. 684, datë 26.02.2021, neni 4 që citon: Autoriteti Financues do të kryejë pagesën paraprake prej 50% të fondit për përfituesin, jo më vonë se 45-ditë nga shpallja e Vendimit për financimin e projektit, vonesë si rezultat i ndryshimit të titullarit. Vendimi është shpallur në datë 27.01.2021 dhe Urdhër pagesa është kryer në datën 26.04.2021. Me shkresën nr. 2330 prot., datë 18.08.2021, AAPSK i ka kërkuar “Q.K.P.V.T.” raportim për vijueshmërinë e realizimit të projektit, e cila me shkresën nr. 2330/1 prot., datë 30.08.2021 ka bërë raportimin. Nga auditimi konstatohet se ky raportim nuk është bërë në përputhje me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 19 e cila citon se: Raportimi bëhet me shkresë zyrtare dhe përmban: vlerën e përfituar, fondin e përdorur, mënyrën e përdorimit, produktin/produktet e realizuara, vlerën e mbetur, afatin e përfundimit të projektit. Ky raportim nuk përmban mënyrën e përdorimit dhe produktet e realizuara të justifikuara me faturat financiare përkatëse”, thuhet në raport.
“Midis AAPSK-së dhe subjektit “G.” është lidhur kontrata nr. 679 datë 26.02.2021. Nga auditimi i dokumentacionit të dorëzuar nga ky fondacion në lidhje me këtë projekt rezulton se nuk janë paraqitur kopje të pasqyrave financiare të tre viteve të fundit, të audituara dhe të depozituara në organet tatimore dhe dokumenti që vërteton se subjekti aplikues ka paguar rregullisht sigurimet shoqërore për stafin e punësuar, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 9. Nga auditimi i zbatimit të Kontratës nr. 679 datë 26.02.2021, rezulton se Fondacioni “G.” nuk ka zbatuar detyrimin e raportimit financiar dhe përshkrues për shumën prej 2,500,000 lekë, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374,datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 18,19. Nga auditimi i urdhër pagesave rezulton se AAPSK ka derdhur në llogari të Fondacionit “Gjurmët” shumën prej 5,000,000 lekë, në kundërshtim me nenin 4 të kontratës që citon: Pjesa prej 40% e fondit të posaçëm do të financohet pas miratimit të raporti afatmesëm (që përkon me gjysmën e periudhës së zbatimit të Projektit) dhe pjesa e mbetur prej 10% jo më vonë se 15 ditë pas miratimit të raportit final”. Për pjesën prej 50% të financimit, subjekti përfitues nuk ka përcjellë asnjë raportim financiar dhe përshkrues dhe nga AAPSK, në vijim nuk është marrë asnjë masë për kthimin në buxhet të vlerës prej 2,500,000 lekë, veprim ky në kundërshtim me nenin 16,17 të kontratës. -KNMKKO, sipas Vendimit nr. 09, datë 27.01.2021, ka vendosur të financoj nga Fondi i Posaçëm “Q. K. P. V. T.” në shumën e 3,400,000 lekë, për projektin “Rehabilitimi dhe ......”. Midis AAPSK-së dhe “Q. K. P. V. T.” është lidhur kontrata nr. 684, datë 26.02.2021. Nëpërmjet Urdhër Pagesës së kryer nga AAPSK në datë 22.04.2021, subjekti përfitues ka marrë pagesën paraprake prej 50% të fondit që është 1,700,000 lekë.Nga auditimi rezulton se me shkresën nr. 130 prot., datë 15.12.2021 “Q. K. P. V. T.” ka raportuar mbi planin e veprimit për projektin ku njofton se disa nga zërat e projektit kanë mbetur pa u realizuar dhe në vijim me shkresën nr.737/3 datë 28.03.2022, ka kërkuar shtyrje afati pasi nuk ka hapësira fizike për realizimin e disa zërave të projektit duke qenë se janë në pritje të ndërtimit të një godine të re, ndërtimi i së cilës nuk është në kontrollin e tyre. Nëpërmjet Urdhër Pagesës nr.164, date 19.09.2022, AAPSK i ka kaluar “Q. K. P. V. T.” vlerën prej 500,000 lekë. Subjekti përfitues nuk ka raportuar pranë AAPSK në tejkalim të afateve të parashikuara në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi I posaçëm për parandalimin e kriminalitetit”pika 18 dhe nenit 10 të kontratës nr. 684, datë 26.02.2021. Me shkresën nr. 1488 datë 03.05.2023 AAPSK ka kërkuar raportim nga Qendra për vijueshmërinë e realizimit të projektit, e cila me shkresën nr. 78 prot., ka raportuar se nga shuma e akorduar nga ana e AAPSK-së prej 500,000 lekë, kanë arritur të realizojnë aktivitete në vlerën 310,000 lekë. Diferenca prej 190,000 lekë është ende zë i pa-shpenzuar. Ky projekt ka vonesa të konsiderueshme në realizimin e plotë të tij si në afat ashtu dhe në zërat e parashikuar, në kundërshtim me nenin 10 dhe 12 të kontratës nr. 684 prot., datë 26.02.2021”, thuhet më tej në raport.
Një pikë tjetër, është sistemi i mbajtjes së të dhënave të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara nga instutucioni. Sipas KLSH, të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara janë hedhur nëpërmjet Exel, gjë që e bën të pamundur marrjen e informacionit nga institucionet e interesuara.
Në email-in e dërguar nga KLSH për problematikat që mbart regjistri elektronik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Verbalisht, thotë KLSH në raport administratorët e pasurive shprehen se: Pavarësisht se i hedhin të dhënat e pasurive ato fshihen apo dublohen, nuk gjenerohen raporte dhe nuk është lehtësisht i aksesueshëm. Administratorët e rinj janë shprehur që nuk kanë user dhe password-e për t’u loguar në sistem.
“Të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK elektronikisht nga administratori i pasurisë nëpërmjet llogarisë së tij. Të dhënat hidhen që në momentin e marrjes në dorëzim nga protokolli i AAPSK-së. të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK sipas llojit dhe statusit, në përputhje me rendin kronologjik të vendimit, kur ai përmban disa pasuri. Të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK elektronikisht nga administratori i pasurisë nëpërmjet llogarisë së tij. Të dhënat hidhen që në momentin e marrjes në dorëzim nga protokolli i AAPSK-së. Të dhënat për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara hidhen në RPSK sipas llojit dhe statusit, në përputhje me rendin kronologjik të vendimit, kur ai përmban disa pasuri. Nga AAPSK, regjistri është mbajtur në format Excel, i cili ka patur përdorim të brendshëm pai krijuar akses institucioneve që kanë të drejtë marrjen e informacionit të drejtpërdrejtë apo statistika raportuese në Regjistrin të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara (RPSK), duke vepruar në këtë mënyrë në kundërshtim me ligjin. Nga grupi i auditimit, me email-in e datës 02.02.2023, iu është kërkuar administratorëve të pasurive të plotësojnë një pyetësor mbi problematikat që mbart regjistri elektronik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, për të cilin grupi i auditimit nuk ka marr përgjigje. Nga komunikimi verbal me administratorët e pasurive, disa prej tyre janë shprehur që: edhe pse i hedhin të dhënat e pasurive ato fshihen apo dublohen, nuk gjenerohen raporte dhe nuk është lehtësisht i aksesueshëm. Administratorët e rinj janë shprehur që nuk kanë user dhe pasëorde për t’u loguar në sistem.”, thuhet ndër të tjera në raport./Zëri.ai