Aktualitet

Kokaina e fshehur në bagazh, arrestohet shqiptari në Gjermani

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjet një sasi prej 2 kilogramësh kokainë e fshehur në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonte.

f.t
Kokaina e fshehur në bagazh, arrestohet shqiptari në Gjermani
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Gjatë një operacioni kontrolli në shkallë të gjerë, policia gjermane në Passau sekuestroi një sasi të konsideruese kokaine nga një shqiptar 48-vjeçar. Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjet një sasi prej 2 kilogramësh kokainë e fshehur në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonte, raportojnë mediat vendase.

48-vjeçari u arrestua përkohësisht dhe u soll para gjyqtarit hetues në Gjykatën e Qarkut Passau të enjten me kërkesë të prokurorisë publike të Passau, me dyshimin e fortë për import të paligjshëm të kokainës.

Urdhër arresti është lëshuar dhe i dyshuari tani ndodhet në mbajtje. Hetimet nga policia dhe zyra e prokurorit publik në Passau janë në vazhdim./ZËRI

Poll

MOS HUMB