Aktualitet

Kokaina e fshehur në frigorifer/ Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali, i gjenden municione e ora luksoze

Gjithashtu mes dollapëve, sirtarëve dhe rafteve në zona të ndryshme të shtëpisë, u gjetën edhe 80 mijë euro cash, që dyshohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm kriminal.

f.t
Kokaina e fshehur në frigorifer/ Arrestohet biznesmeni shqiptar në
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një operacion i Guardia di Finanza të Riminit ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe droge, së bashku me objekte luksi dhe municione të paligjshme, në shtëpinë e një bizesmeni shqiptar 44-vjeçar me banim në Sant'Aquilina. Mediat vendase raportojnë se lënda narkotike u gjet e fshehur në frigorifer, poshtë paletave dhe pas pllakave të kuzhinës. 

Gjithashtu mes dollapëve, sirtarëve dhe rafteve në zona të ndryshme të shtëpisë, u gjetën edhe 80 mijë euro cash, që dyshohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm kriminal. Jo vetëm kaq, sepse policia gjeti edhe disa kuti monedhash të rralla, koleksioniste dhe përkujtimore, si dhe ora luksoze (një Cartier, një Rolex dhe një Hamilton, autenticiteti i të cilave është aktualisht në verifikim). Gjithashtu, janë gjetur të mbajtura pa autorizim ligjor 35 municione të kalibrit 12, për të cilat biznesmeni raportohet të jetë në kërkim.

Pas përfundimit të kontrollit, i autorizuar nga Prokuroria e Riminit, 44-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Casetti, në prani të mbrojtësit të tij, avokatit Massimiliano Orrù, do të bëhet marrja në pyetje, mbajtur para gjyqtarit hetues të Rimini, Vinicio Cantarini./ZËRI

Poll

MOS HUMB