Aktualitet

Kontrolle në burgun e Koridhalos, kush janë të burgosurit shqiptarë që iu gjetën celularë

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 6 celularë, 4 karikues, kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.

k.m.
Kontrolle në burgun e Koridhalos, kush janë të burgosurit
Foto ilustruese

TIRANË- Kontrolle të rrepta janë ushtruar ditët e fundit në burgun e Koridhalos në Greqi, duke rezultuar me zbulimin e sendeve të paligjshme. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 6 celularë, 4 karikues, kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.

Sipas mediave greke, celular u është gjetur gjatë kontrolleve të paraburgosurve shqiptarë Jorgo Mako, 27 vjeç nga Dropulli, i arrestuar për drogë dhe Arbi Shkurti 35 vjeç, i arrestuar për tentativë vrasje. Një celular është gjetur edhe në qelinë ku ndodhej i paraburgosuri shqiptar Ino Cakamenu, 33 vjeç nga Paftali i Beratit. Sendet e tjera u janë gjetur të paraburgosurve të tjerë nga Greqia e Serbia si dhe në ambiente të përbashkëta. Ndaj të paraburgosurve janë arrestuar dhe procedura disiplinore dhe penale po ndiqet nga organet kompetente policore dhe Prokuroria e Pireut./ZËRI

Poll

MOS HUMB