
TIRANË- Kreu i Entit Rregullator të Ujit Ndriçim Shani ka paralajmëruar këtë të martë se nuk do të ketë një ulje të çmimit të ujit në drejtoritë rajonale, përkundrazi mund të ketë rritje të tij pasi siç u shpreh ai në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, tarifat janë “luani” i përmirësimit të sistemit.
I pyetur nga deputeti demokrat Luan Baçi, për gjendjen e ujësjellësit në Fier, Shani tha se Fieri ka një numër të lartë të të punësuarve elektoralë. Nga 600 të punësuar, 100 prej tyre tha ai janë hequr pasi ishin futur në punë për arsye elektorale ndërsa shtoi se 80 të tjerë pritet të shkurtohen nga puna në vitin 2024, për shkak të punësimit politik. Punësimet politiket sipas Shanit, përbëjnë 55% të kostove totale të Ujësjellës Kanalizime Fier dhe në drejtoritë e tjera rajonale.
Ndriçim Shani: Për efekte elektorale nuk bëhej aplikimi për rritjen e tarifave të ujit, flas politike të dy kraheve. Gjithashtu për efekte elektorale ka ndodhur rritja e punësimit, aty ka të punësuar njerëz që nuk figurojnë fare. Pikërisht Fieri që ka aplikuar tek ne, kemi se këto punësime përbëjnë 55% të kostove të UKT-ve. Në rastin e Fierit ishin 600 të punësuar dhe në një viti janë hequr 100. Parashikohen që nqë vitin 2024 të hiqen dhe 80 të tjera. Ujësjellësit morën 310 milionë lekë subvencione nga buxheti i shtetit i vitit që shkoi. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për shoqëritë rajonale Durrës, Lezhë, Shkodër dhe kryesisht për detyrime energjetike. Pjesa e tarifave është pjesa e luanit për përmirësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes. Ka me të vërtetë ujësjellësa, Vlora me tarifat më të ulëta në Shqipëri. Nga ana tjetër kur them për efekte elektorale, ne ndodhemi para një vështirësie, para kësaj pune analitike, të gjithë duan me ardh, është efekti i reformës./ZËRI