Aktualitet

KShH ngre alarmin për të miturit e ndaluar pas protestave: Dëmtime fizike dhe kushte të papërshtatshme në paraburgim

Në deklaratën e publikuar më 18 tetor, organizata ngre shqetësime edhe për kushtet në ambientet e sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

M.K.
KShH ngre alarmin për të miturit e ndaluar pas protestave:
foto

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) kërkon hetim të pavarur dhe efektiv për pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve të ndaluar në Tiranë, me vëmendje të veçantë ndaj të miturve. Në deklaratën e publikuar më 18 tetor organizata ngre shqetësime edhe për kushtet në ambientet e sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjatë monitorimit të kryer më 16 tetor sipas KShH-së janë konstatuar mbipopullim, mungesë shtretërish dhe kushte të papërshtatshme, ku në disa dhoma të projektuara për një person qëndronin tre deri në katër persona kryesisht të mitur. Organizata raporton gjithashtu për dëmtime të dukshme fizike në disa raste dhe bën me dije se një i mitur u dërgua për herë të dytë në Spitalin e Traumës gjatë monitorimit.

KShH kërkon nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të hetojnë me përparësi pretendimet për dhunë e keqtrajtim, si dhe të sigurojnë ruajtjen e pamjeve filmike dhe provave mjekoligjore. Ndërkohë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme u kërkohet të marrin masa për përmirësimin e kushteve të ndalimit dhe garantimin e të drejtave procedurale, veçanërisht për të miturit./ZËRI

Poll

MOS HUMB