
TIRANË- Të shtunën Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të papërfillshëm./ZËRI