Aktualitet

"Ku është ai k***a tani që malli u kap..."/ Ranë në "rrjetë", zbardhen përgjimet e "klanit Rraja": Vura 2 kg për ty nga ana ime, meqë s'ke lekë...

Ndërkohë, në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, është zbuluar trafikimi i sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020, ku rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është i dyshuari Ervis Shuli.

zh.ll
"Ku është ai k***a tani që malli u kap..."/ Ranë
spak-rexhep rraja

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosje hetimore e SPAK për grupin kriminal Rraja, i cili ra në 'rjetën' e autoriteteve pak ditë më parë. 14 udhër-arreste, 10 masa të ekzekutuara, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja. SPAK bëri me dije se gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, ndërsa hetimi ndaj tyre ka të bëjë me tre raste të trafikut të marijuanës dhe kokainë në Gjermani, Holandë dhe Turqi. 

Ndërkohë, në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, është zbuluar trafikimi i sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020, ku rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është i dyshuari Ervis Shuli.

Në bisedat e zbardhura të "Sky Ecc", mësohet se në këtë episod të trafikimit të drogës, Shuli kishte futur në ngarkesë edhe 2 kg drogë më shumë për Përparim Rrajën, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja. Kjo pasi Përparim Rraja në atë nuk kohë nuk ishte në gjendje të mirë nga ana financiare, dhe siç rezulton në bisedë, Shuli ja ka dërguar 'nga xhepi' i tij për ta ndihmuar. 

“Vlla, ti cop ti kam pas fut me leket e mia, se e di se nuk e lekë, por mos ta ni”, është ky mesazhi që i ka shkruar Shuli mikut të tij, Përparim Rraja. 

Një tjetër episod i zbuluar nga biseda, ëshë debati mes Shulit dhe një personi nga Fushë-Kruja, i cili nuk i ka paguar lekët e kokainës. Në këtë bisedë del edhe emri i Rrahaman Rrajës, djali ish-deputetit të PS-së.

“Ku është ai k.,.. A më ka thënë kam ardhur në Shqipëri. Po the për atë fushëkrujsin. Ai më ka thënë jam aty, e jam me ty. Tani që malli është kap. Ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thënë shikoje se ta ka fut. Se ka desh me te marr lekët”, shkruan Shuli.

Por, ku qëndron përfshirja e Rrahman Rrajës? Sipas dosjes hetimore, Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1” Neë Sky dhe Nkëmb. Ai rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021. Për këtë rast, ai ka bashkëpunuar me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm. Ndërsa sa i përket ndarjes së mallit, lëndës narkotike, ajo ishte e ndarë në pako dhe e mbështjellë me letër alumini, ku mbi të ishin vendosur shenja për të dalluar se kujt i përkisnin.

SPAK urdhëroi një operacion të gjerë në Nikël, mëngjesin e së mërkurës kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”, duke çuar në 14 urdhër-arrest, 10 prej të cilave u ekzekutuan. Grupi në fjalë akuzohet për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Masa "arrest me burg" është caktuar ndaj: Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në lekë, euro dhe dollarë, si dhe makina luksoze, armë, ora Rolex dhe dokumente të ndryshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB