Video

SPAK godet klanin “Rraja”, lëshohen 14 masa sigurie

Në mesin e personave të arrestuar është Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka qenë i skeduar edhe më herët në ngjarje kriminale.

zh.ll
SPAK godet klanin “Rraja”, lëshohen 14 masa sigurie
rexhep rraja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar mëngjesin e kësaj të mërkure, një operacion të gjerë në Nikël, Fushë-Krujë, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”. SPAK ka lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, dhe 4 persona janë shpallur në kërkim. Në mesin e personave të arrestuar është Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka qenë i skeduar edhe më herët në ngjarje kriminale. 14 personat dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK thotë se këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Kanë qenë përgjimet e zbuluara nga autoritetet franceze në SkyECC që kanë nxjerrë mënyrën se si funksiononte grupi. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa të anëtarëve të fisit Rraja, janë sekuestruar mbi 415 mijë euro, 7 mijë dollarë, 1 milion lekë, 11 celularë, 3 makina, 1 pistoletë Glock me nëntë fishekë, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe një orë Rolex.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB