Aktualitet

Ku është Arben Ahmetaj? As SPAK nuk e di, Altin Dumani: Përditë po merremi me të

Në fjalën e tij në takimin e fundvitit me gazetarët, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tha se Ahmetaj është ende në kërkim.

k.m.
Ku është Arben Ahmetaj? As SPAK nuk e di, Altin Dumani:
Arben Ahmetaj dhe Altin Dumani

TIRANË- Altin Dumani dhe SPAK ende nuk e dinë se ku ndodhet ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij në takimin e fundvitit me gazetarët, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tha se Ahmetaj është ende në kërkim. Por nuk ndau asnjë informacion tjetër lidhur me hetimet. 

"Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë."

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB